Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi edhe pse në arrati dhe në kërkim nga autoritetet e Kosovës për shkak të sherrit me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni, në një klub në Pejë, vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi ai ka bërë një postim në InstaStory me të cilën ka konfuzuar ndjekësit dhe jo vetëm.

Në përshkrimin e postimit, Stresi shkruan: “Kam vdekur disa herë, por ** do varrosem kur të plakem”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur spekulime të shumta në mesin e fansave dhe ndjekësve të tij, të cilët pyesin veten nëse ky mesazh ka lidhje me ngjarjet e fundit që përfshijnë shpalljen e tij në kërkim dhe arrestimin e kolegut të tij, reperit Noizy, një tjetër figurë e njohur në skenën muzikore shqiptare.

Pavarësisht spekulimeve, vetëm Stresi e di saktësisht se çfarë ka dashur të shprehë me këtë mesazh. Megjithatë, postimi i tij ka arritur të mbajë vëmendjen e publikut dhe të ndezë diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik toku Medi Iseni, u rrah në ambintet e klubit, sipas tij, nga reperët dhe grupi i tyre.

Policia shqiptare arriti të arrestonte Noizy-n, i cili u lirua nga qelia pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim. Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

Ngjarja

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të “Tik-Tok” Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të “Tik-Tok” të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko