Një incident dhe moment i pazakontë është regjistruar në ndeshjen e Premier Ligës mes Krsital Palas dhe Uest Hemit. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-2. Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët miq të Uest Hemitkanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë. 

Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat.  

Mesfushori çek Soucek e ka kuptuar menjëherë dhe e ka ndihmuar djalin që të dilte sa më shpejt. Më pas ishin stafet mjekësore që u siguruan që shëndeti i vogëlushit të ishte i mirë. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re