Skip to content

E vrau me thikë pasi i ngacmoi të fejuarën, detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë! Kush është viktima, 34-vjeçari me precedent të mëparshëm penal

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku u vra me thikë Amarildo Hoxhallari.

Mësohet se viktima ishte person me precedent të mëparshëm penal.

34-vjeçari u godit 4 herë me thikë nga Darmen Keli, dy herë në këmbë dhe dy herë në gjoks, duke bërë që të mos u mbijetonte plagëve të marra.

Motiv i sherrit është bërë e fejuara e autorit, teksa ky i fundit ka pretenduar se është ngacmuar nga viktima.

Policia e ka vënë në pranga 25-vjeçarin menjëherë pas ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e motiveve që çuan në kryerjen e krimit të rëndë.

 

 

 

 

“”