Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku u vra me thikë Amarildo Hoxhallari.
Mësohet se viktima ishte person me precedent të mëparshëm penal.
34-vjeçari u godit 4 herë me thikë nga Darmen Keli, dy herë në këmbë dhe dy herë në gjoks, duke bërë që të mos u mbijetonte plagëve të marra.
Motiv i sherrit është bërë e fejuara e autorit, teksa ky i fundit ka pretenduar se është ngacmuar nga viktima.
Policia e ka vënë në pranga 25-vjeçarin menjëherë pas ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e motiveve që çuan në kryerjen e krimit të rëndë.
