Shqipëria synon 3 pikët ndaj Gjeorgjisë këtë të martë në mbrëmje (Air Albania), në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Pas situatës së krijuar në duelin ndaj Ukrainës, me goditjen e dënimit në fundin e sfidës, Rei Manaj duke se ka reflektuar, teksa në një situatë të ngjashëm në minutën e 47-të, ndaj Gjeorgjisë, ia la qe topin ta gjuante Asllani, duke u futur “mik” edhe te Bajrami.
Po për fat të keq Asllani zhgënjeu me tentativën e tij, duke e dërguar sferën shumë lartë kuadratit.
Por edhe pse shanset nuk i kanë munguar, rrugën e rrjetës fatkeqësisht e gjejnë gjeorgjianët, të cilët kanë kaluar në avantazh.
