Skip to content

Operacioni “Tempulli 4″/ Goditet grupi kriminal i narkotikes në Tiranë, shpërndanin kokainë pranë shkollave, në pranga 24 persona (EMRAT)! Tonin Vocaj: Ja çfarë u sekuestrua

arrestime2

Uniformat blu kanë arrestuar 24 persona në Tiranë, të cilët të organizuar si një grup kriminal, shisnin lëndë narkotike tip kokainë pranë ambienteve shkollore.

Në lidhje me goditjen e këtij grupi, ka reaguar Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, përmes një konference për shtyp.

Vocaj u shpreh se goditja e grupit kriminal u bë përmes operacionit policor të koduar “Tempulli 4”.

Në pranga kanë rënë shtetasit:

  • Vilson Tresa,
  • Asllan Maqellara,
  • Etgent Luzi,
  • Kostandinos Deliu,
  • Armand Haderllari,
  • Blerim Biba,
  • Ilir Tufa,
  • Kevin Kolgegaj,
  • Marios Saliaj,
  • Damjan Hasani,
  • Erblin Buci,
  • Ervis Duro,
  • Jurgen Xhafa,
  • Aldo Grabovari,
  • Gazmend Hoxha,
  • Sajmir Gerbaj,
  • Aleksander Kili,
  • Orgest Beqo,
  • Xhelo Ajasllari,
  • Paolo Shyti,
  • Ervin Rakipi,
  • Erdi Kurti,
  • Adrian Ramushi.

Drejtori i Policisë sqaroi se 9 prej këtyre të arrestuarve janë vënë në pranga më parë, ndërsa 15 të tjerë ditën e sotme. Sakaq, 4 shtetas të tjerë po ndiqen me masa kërkimi.

Përgjatë hetimit të kësaj çështje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
-18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
-350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
-aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vocaj tha se u provua që grupi kriminal shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, në lokale nate, ambiente që frekuentohen nga të rinjtë dhe në zona të ndryshme të Tiranës.