Uniformat blu kanë arrestuar 24 persona në Tiranë, të cilët të organizuar si një grup kriminal, shisnin lëndë narkotike tip kokainë pranë ambienteve shkollore.
Në lidhje me goditjen e këtij grupi, ka reaguar Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, përmes një konference për shtyp.
Vocaj u shpreh se goditja e grupit kriminal u bë përmes operacionit policor të koduar “Tempulli 4”.
Në pranga kanë rënë shtetasit:
- Vilson Tresa,
- Asllan Maqellara,
- Etgent Luzi,
- Kostandinos Deliu,
- Armand Haderllari,
- Blerim Biba,
- Ilir Tufa,
- Kevin Kolgegaj,
- Marios Saliaj,
- Damjan Hasani,
- Erblin Buci,
- Ervis Duro,
- Jurgen Xhafa,
- Aldo Grabovari,
- Gazmend Hoxha,
- Sajmir Gerbaj,
- Aleksander Kili,
- Orgest Beqo,
- Xhelo Ajasllari,
- Paolo Shyti,
- Ervin Rakipi,
- Erdi Kurti,
- Adrian Ramushi.
Drejtori i Policisë sqaroi se 9 prej këtyre të arrestuarve janë vënë në pranga më parë, ndërsa 15 të tjerë ditën e sotme. Sakaq, 4 shtetas të tjerë po ndiqen me masa kërkimi.
Përgjatë hetimit të kësaj çështje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
-18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
-350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
-aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.
Vocaj tha se u provua që grupi kriminal shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, në lokale nate, ambiente që frekuentohen nga të rinjtë dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
