Për vite me radhë është përfolur në media marrëdhënia e Nora Istrefit dhe këngëtares Tuna Sejdiu.
Së fundmi burime për mediat kanë konfirmuar se dy ish-kunatat, janë bërë bashkë këtë herë për të sjellë një këngë të re.
Duke patur parasysh raportet e tyre të tensionuara që kanë pasur përgjatë këtyre kohëve ku mollë sherri ishin vëllezërit Robert e Patris Berisha ky lajm mund të cudisë pak fansat por siç duket dy artistet e kanë lënë të shkuarën pas.
Ato janë duke finalizuar një bashkëpunim mes tyre që pritet ta shohim se si do të pritet nga publiku dhe ish-bashkëshortët e tyre.
Si dy këngëtare të njohura të botës së showbiz-it, kujtojmë që Nora Istrefi dhe Tuna Sejdiu dikur kanë qenë shoqe të ngushta, fakt që vërtetohet me një kërkim të thjeshtë në “Google”, nga ku do të dalin fotot e tyre, duke shijuar jetën e natës. Papritur, miqësia e tyre u prish, kur Nora u bë e dashura dhe gruaja e Robert Berishës, ndërsa Tuna, gruaja e ish-burrit, Rilind Reka. Distanca e tyre vazhdoi gjatë deri para pak kohësh kur Tuna nisi të shoqërohej me kunatin e Norës, Patris Berishën.
Shumë shpejt Tuna u bë nuse në familjen Berisha në Prishtinë, arsye kjo që e bëri të riafrohej me Norën. Për fat të keq nuk zgjati shumë kjo miqësi,pasi mediat e Kosovës folën për sherr kunatash në showbiz.