Skip to content

“Krenari”, Indrit Tuci reagon pas sfidës së parë si titullar me Shqipërinë

640 0 fdf1f28c1cd40ca764c92ab0daa267a7

Indrit Tuci ishte risia e trajnerit Sylvinho në ndeshjen e luajtur ndaj Gjeorgjisë.

Sulmuesi i Spartës së Pragës, u aktivizua për herë të parë si titullar, ndërkohë që dha një kontribut të rëndësishëm për 3 pikët.

Sot, talenti mirditor, ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa zgjedh që të shkruajë vetëm një fjalë. “Krenari”– shkruan Tuci.

24-vjeçari premton shumë për të ardhmen e kombëtares, ndërsa me interes pritet të shihen paraqitjet e tij.