Skip to content

I vihet zjarri gjatë natës një automjeti, ja çfarë dyshohet! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Makina është në pronësi të shtetases Denisa Shaholli.

Foto ilustruese

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Si pasojë e flakëve automjeti është djegur pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacione paraprake

Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

“”