Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Makina është në pronësi të shtetases Denisa Shaholli.
Foto ilustruese
Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Si pasojë e flakëve automjeti është djegur pjesërisht.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacione paraprake
Rreth orës 00:30, në lagjen nr. 9, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit D. Sh. Si pasojë është djegur pjesërisht automjeti.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
