Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por ende nuk ka informacione të qarta mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Kalimtari ka pësuar dëmtime trupore. Në lidhje me incidentin, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për procedura të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re