Skip to content

Ishte duke kaluar rrugën, makina përplas këmbësorin në Vlorë! Përfundon në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar që po kalonte rrugën.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por ende nuk ka informacione të qarta mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Kalimtari ka pësuar dëmtime trupore. Në lidhje me incidentin, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për procedura të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.