Janë marrë masa paraprake, po deri më tani nuk ka konfirmim për kërcënim me bombë

Alarmi në Aeroportin Kombëtar të Birmingham, në Anglinë qendrore, i cili  është mbyllur për trafikun duke u evakuuar përkohësisht nga policia britanike, pas pranisë së një automjeti “të dyshimtë” në parkingun e makinave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat duke u bazuar në burime hetimore.

Deri më tani, kontrollet pas alarmit nuk kanë konfirmuar praninë e një bombe të mundshme në makinë apo kërcënime të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re