Janë marrë masa paraprake, po deri më tani nuk ka konfirmim për kërcënim me bombë
Alarmi në Aeroportin Kombëtar të Birmingham, në Anglinë qendrore, i cili është mbyllur për trafikun duke u evakuuar përkohësisht nga policia britanike, pas pranisë së një automjeti “të dyshimtë” në parkingun e makinave.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat duke u bazuar në burime hetimore.
Deri më tani, kontrollet pas alarmit nuk kanë konfirmuar praninë e një bombe të mundshme në makinë apo kërcënime të tjera.
