Artistja i bëri një premtim prindërve të saj të cilët po e ndiqnin intervistën.

Eftuar në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.

Duke qenë se në këngën e saj “Stani” shprehet që nuk ka burrë, a është e vërtetë kjo?! Ja si u përgjigj Bleona:

Tani, është shumë e vërtetë dhe ajo që unë solla me “Stani”-n është pikërisht kjo. Një ironizim i të gjithë gjësë sepse kjo “Nuk kam burrë” quhet si ‘handicap’ dhe nuk është. Tek “Stani” prandaj edhe e kam bërë atë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ sepse doja të ironizoja të gjitha komentet që e kanë shtyrë këtë. Prandaj e kam futur në këngën e “Stani”-t por unë ju garantoj këtë: Burrë nuk kam po një tigër e kam. (qesh)

Ndërkohë ajo i bëri edhe një premtim prindërve të saj të cilët po e ndiqnin intervistën.

Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti. Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko