Ajo, me bilbilin në dorë, e pyet futbollistin e ri nëse i nevojitet ndihmë (pasi ai u rrëzua përtokë nga goditja me top në pjesët e tij intime)

Aty vijnë dhe të tjerët mbërrinë, trajneri dhe kapiteni i skuadrës , duke bërë shaka të pahijshme seksiste.

Kjo ka dodhur pasditen e së shtunës, në provincën e Breshias, gjatë Villaclarense-Academy Rovato, ndeshje e vlefshme për kampionatin rajonal U18.

Në minutën e 41-të të pjesës së parë, një lojtar i Villaclarense ka marrë një goditje me top në pjesët intime dhe ka përfunduar në tokë. Albitria , një vajzë shumë e re, e pyeti “A keni nevojë për ndihmë?” më pas thirri për ndihmë. “Trajneri , që mberriti aty i kthehet dhe i thote duhet të kujdesesh për këtë…”Me këtë pergjigje trajneri i Villaclarense, ngjalli shpejt disa të qeshura të papërshtatshme nga disa prej publikut.

Në atë moment ai u mbështet edhe nga kapiteni i skuadrës , i cili menjëherë më pas iu drejtua edhe shokut të skuadrës në tokë: «Doni dy masazhe nga albitrja e garës? Dhe ju kthye vajzës së re .Hajde, bëj disa masazhe… të paktën sa ti kalojë.”

E tronditur, albitria e përjashtoi trajnerin dhe kapitenin : Villaclarense më pas ata humbën 4-1 në fushë. Megjithatë, dje gjyqtari sportiv u kujdes që të ndërhynte me një skualifikim maksimal ndaj të përfshirëve direkt: trajneri Silvano Pasinetti nuk do të mund të ulet në stol deri më 22 janar 2025 dhe gjërat shkuan akoma më keq për kapitenin, Lorenzo Toninelli, i cili nuk do të mundë të luajë deri më 28 shkurt 2025.

Nisur nga sjellja, “trajneri dhe lojtari i Villaclarense duhet të sanksionohen në mënyrë shembullore”, siç thuhet në deklaratën e djeshme, e cila nuk do të mungojë të shkaktojë diskutime të mëtejshme .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re