Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi prej kohësh po jeton një romancë me djalin e Valbona Selimllari. Ndërsa së fundmi, Gloria ka folur rreth kësaj marrëdhënie si dhe për vjehrrën Valbona Selimllari.
Ajo ka shprehur vlerësim të lartë për Valbonën, duke e përshkruar atë si një grua shumë të dashur dhe të mirë.
-Është po kaq e mrekullueshme sa ç’e shohim ne nga ekrani.
Gloria Meshi: Mendoj që pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjtihmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, ndaj je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj.
Gloria Meshi: Është shumë e dashur, shumë e mirë siç e njohin të gjithë.
Por anën e kujt mban ‘vjehrra’ në debatet e dy të rinjve?
Gloria Meshi: Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi.