Në një nga zonat me të frekuentuara të kryeqytetit është raportuar gjetja e një granate në një pallat në ndërtim.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, në një kantier ndërtimi, është rapotuar në polici për hedhjen e një granate.
Pronarët e ndërtesës pretendojnë se granta është hedhur qëllimisht në këtë godinë, por ajo nuk ka shpërthyer.
Mësohet se Policia ka shkuar në vendngjarje, për të zbardhur të vërtetën e lëndës plasëse të gjetur në këtë kantier.
