Skip to content

Gjendet granatë në një pallat në ndërtim në kryeqytet, çfarë pretendojnë pronarët! Detajet nga ngjarja

policia5

Në një nga zonat me të frekuentuara të kryeqytetit është raportuar gjetja e një granate në një pallat në ndërtim.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, në një kantier ndërtimi, është rapotuar në polici për hedhjen e një granate.

Pronarët e ndërtesës pretendojnë se granta është hedhur qëllimisht në këtë godinë, por ajo nuk ka shpërthyer.

Mësohet se Policia ka shkuar në vendngjarje, për të zbardhur të vërtetën e lëndës plasëse të gjetur në këtë kantier.

“”