Skip to content

Rusia hodhi raketën Oreshnik në Ukrainë, mediat: Testim paraprak,si mund të godasë kudo në Europë për 20 minuta

640 0 6740c95dd8b6c

Mediat britanike raportojne dyshimet se raketa eksperimentale hipersonike e Vladimir Putinit, e lëshuar në Ukrainë për herë të parë dje, mund të godasë çdo qytet në Evropë në më pak se 20 minuta.

Akti i ushtrisë ruse, duke përdorur një raketë të pa përdorur më parë në luftë, dyshohet se ka qënë pikërisht, testim i armës me perspektivë për tu përdorur sërisht në të ardhmen në objektiva të tjera të Rusisë  .

Forcat ajrore të Ukrainës ngritën alarmin herët në mëngjes se forcat ruse kishin leshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) ndërsa kamerat e sigurisë kapën momentin kur koka të shumta ranë mbi qytetin e Dnipro.

Putini më vonë zbuloi se sulmi u krye nga “Oreshnik” – një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IBRM) e pa parë kurrë më parë – në përgjigje të përdorimit të raketave Storm Shadow të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar nga Ukraina për të goditur objektivat në rajonin Kursk të Rusisë.

Raketa nuk është aq e fuqishme apo e shpejtë sa ICBM-të më të frikshëm të Rusisë si RS-24 Yars, i cili është i aftë të lëshojë disa koka bërthamore të veçanta kudo në SHBA pasi të fluturojë në hapësirë ​​me shpejtësi 19,000 mph.