Mediat britanike raportojne dyshimet se raketa eksperimentale hipersonike e Vladimir Putinit, e lëshuar në Ukrainë për herë të parë dje, mund të godasë çdo qytet në Evropë në më pak se 20 minuta.
Akti i ushtrisë ruse, duke përdorur një raketë të pa përdorur më parë në luftë, dyshohet se ka qënë pikërisht, testim i armës me perspektivë për tu përdorur sërisht në të ardhmen në objektiva të tjera të Rusisë .
Forcat ajrore të Ukrainës ngritën alarmin herët në mëngjes se forcat ruse kishin leshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) ndërsa kamerat e sigurisë kapën momentin kur koka të shumta ranë mbi qytetin e Dnipro.
Putini më vonë zbuloi se sulmi u krye nga “Oreshnik” – një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IBRM) e pa parë kurrë më parë – në përgjigje të përdorimit të raketave Storm Shadow të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar nga Ukraina për të goditur objektivat në rajonin Kursk të Rusisë.
