Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë
Duket se mes Elon Musk dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel ka nisur një “luftë e ftohtë”.
Elon Musk nisi një sulm ndaj Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump. Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.
Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht problematik. Gjithashtu ajo theksoi se politika duhet të mbrojë ekuilibrin social mes të pushtetshmit dhe qytetarëve. Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë Elon Musk, i njohur për komentet e tij shpesh provokuese në platformën X (ish Twitter), u përgjigj me një gjuhë vulgare. Në postimin e tij ai tha: “Kush është kjo personi Angela Merkin?”.

