Skip to content

E kritikoi për rolin e tij në fushatën e Trump/ Elon Musk “sulmon” Angela Merkel: Kush është kjo…

640 0 1732630899xngz0j8wiax5behiwvgnfxw8dfdloqnfrjfqm4zfu 1200 561 sd

Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë

Duket se mes Elon Musk dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel ka nisur një “luftë e ftohtë”.

Elon Musk nisi një sulm ndaj Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump. Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.

Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht problematik. Gjithashtu ajo theksoi se politika duhet të mbrojë ekuilibrin social mes të pushtetshmit dhe qytetarëve. Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë Elon Musk, i njohur për komentet e tij shpesh provokuese në platformën X (ish Twitter), u përgjigj me një gjuhë vulgare. Në postimin e tij ai tha: “Kush është kjo personi Angela Merkin?”.

640 0 1732630835xmusk merkel twitter 1 704