Deputetët e Shqipërisë kanë mbërritur në ambientet e Parlamentit të Kosovës, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy institucioneve.
Siç shihet në këto pamje, ligjvënësit e dy shteteve shfaqen duke biseduar dhe përqafuar me njëri tjetrin.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.
Rama është shfaqur me një veshje ndryshe nga herët e tjera. Ai mban një pardesy ngjyrë bezhë dhe të gjatë.
AXHENDA
06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit
10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
11:00 Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
–Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve