Deputetët shqiptarë mbërrijnë në Parlamentin e Kosovës, puthje e përqafime mes kolegëve! I pranishëm edhe kryeministri Rama

Deputetët e Shqipërisë kanë mbërritur në ambientet e Parlamentit të Kosovës, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy institucioneve.

Siç shihet në këto pamje, ligjvënësit e dy shteteve shfaqen duke biseduar dhe përqafuar me njëri tjetrin.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.

Rama është shfaqur me një veshje ndryshe nga herët e tjera. Ai mban një pardesy ngjyrë bezhë dhe të gjatë.

AXHENDA

06:00  Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit

10:30   Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

11:00  Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

–Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)

Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)

Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve

“”