Skip to content

Autobusi përplaset me kamionin dhe makinën, 32 viktima e dhjetëra të plagosur

640 0 676707712df85

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku më shumë se 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur u shkaktuan nga nje aksident.

Sipas raportimeve të mediave të huaja një autobus me 48 pasagjerë është përplasur me një kamion, i cili më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet se si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 32 persona, por nuk dihet ende  numri i saktë.

“Rreth 32 deri në 35 persona humbën jetën, por ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve për shkak të gjendjes së trupave të djegur dhe ata janë të panjohur”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

Po ashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu po merren edhe deklaratat e dëshmimtarëve okularë.