Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku më shumë se 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur u shkaktuan nga nje aksident.
Sipas raportimeve të mediave të huaja një autobus me 48 pasagjerë është përplasur me një kamion, i cili më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet se si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 32 persona, por nuk dihet ende numri i saktë.
“Rreth 32 deri në 35 persona humbën jetën, por ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve për shkak të gjendjes së trupave të djegur dhe ata janë të panjohur”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.
Po ashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu po merren edhe deklaratat e dëshmimtarëve okularë.
