Balerina Enada Hoxha konfirmoi pak javë më parë divorcin me Gerd Vason pas 27 vitesh martesë. Edhe pse nuk e tha, balerina me lot në sy la të kuptohet se ndarja ka ndodhur për shkak të një “gabimi” të bërë tashmë nga ish-bashkëshorti i saj.
Ky gabim që nuk falet është padyshim tradhtia. Dhe në këtë rast është dy fish më e rëndë, pasi bashkëshorti e tradhtoi me kolegen dhe shoqen e ngushtë.
Nga media të ndryshme është mësuar tashmë se balerina në fjalë është Odeta Dishnica.
Odeta është nënë e një djali, 15 vjeçar që e ka nga martesa me Ervis Nallbanin, gjithashtu balerinë.
Mardhënia sentimentale e Odetës me Gerd Vason solli edhe shkatërrimin e martesës së Enada Hoxhës.