Alix Earle, blogerja dhe influencuesja amerikane, ka shprehur mërzitjen dhe shqetësimin e saj pas njoftimit për ndalimin e “TikTok” në Shtetet e Bashkuara.

Earle, e njohur për videot e saj të njohura “Get Ready With Me”, bëri një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku e shfaqur mes lotësh, ka treguar sa shumë e preku ky vendim.

Earle, e cila filloi të bëhej e njohur përmes “TikTok”-ut ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Miamit, ka grumbulluar më shumë se 7.2 milionë ndjekës në platformë.

Ajo ka shprehur hapur shqetësimin se si mbyllja e “TikTok” mund të ndikojë jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në humbjen e kujtimeve dhe lidhjeve që ka krijuar me ndjekësit e saj.

Në një video emocionuese, ajo tha: “Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet. E dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kem mundësinë të kthehem tek ajo menjëherë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko