Skip to content

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të Ri

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të ri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 minuta dhe shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“”