Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në parkingun nëntokësor në hyrje të Bulevardit të ri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 minuta dhe shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re