Skip to content

Berisha nga Roma: Pensionistët në Shqipëri e kanë pensionin sa qentë e shtëpisë në Gjermani

20250209 163127 750x375 1

Gjatë takimit me militantët demokratë të Romës, Sali Berisha deklaroi se pensionistët në Shqipëri e kanë pensionin sa qentë e shtëpisë në Gjermani.

Një pensionist e ka pensionin sa e ka qeni i shtëpisë në Gjermani. Po, po. Paguan 130 euro për qenin. 100 euro për macen. Dhe rrin e u thotë, përmbyset Shqipëria nëse rrisim pensionet. Si u përmbytka Shqipëria”, tha Berisha.
Realiteti është krejt i kundërt pasi Edi Rama gjatë 12 viteve qeverisje i ka trajtuar pa dinjitet pensionistët, duke u dhënë shpërblime qesharake  herë pas here për të moshuarit.