Gjatë takimit me militantët demokratë të Romës, Sali Berisha deklaroi se pensionistët në Shqipëri e kanë pensionin sa qentë e shtëpisë në Gjermani.
“Unë e di se ju të gjithë ndani kursimet tuaja me familjet në Tiranë apo dhe në gjithë Shqiperinë sepse pensionet e tyre janë qesharake.
Një pensionist e ka pensionin sa e ka qeni i shtëpisë në Gjermani. Po, po. Paguan 130 euro për qenin. 100 euro për macen. Dhe rrin e u thotë, përmbyset Shqipëria nëse rrisim pensionet. Si u përmbytka Shqipëria”, tha Berisha.
Realiteti është krejt i kundërt pasi Edi Rama gjatë 12 viteve qeverisje i ka trajtuar pa dinjitet pensionistët, duke u dhënë shpërblime qesharake herë pas here për të moshuarit.
