Skip to content

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, identifikohet autori! Kush është i riu me precedentë të mëparshëm penal

Klajdi Buza është i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë në afërsi të Rinasit, pasi këta të fundit ishin duke zhvilluar një operacion për kapjen e tij, pas marrjes së informacioneve se posedonte armë.

Sipas të dhënave, Klajdi Buza nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.

Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

“”