Klajdi Buza është i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivëve të Policisë në afërsi të Rinasit, pasi këta të fundit ishin duke zhvilluar një operacion për kapjen e tij, pas marrjes së informacioneve se posedonte armë.
Sipas të dhënave, Klajdi Buza nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.
Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.
Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.
