Arabia Saudite ka konfirmuar se alkooli nuk do të lejohet gjatë Kupës së Botës 2034, turne që do të organizohet në pesë qytete të këtij vendi.

Ambasadori saudit në Mbretërinë e Bashkuar, Princ Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud, deklaroi për radion britanike “LBC News” se Arabia Saudite është një vend pa alkool, dhe megjithëse shumë aktivitete mund të zhvillohen pa të, ai theksoi se alkooli nuk është një nevojë e domosdoshme për argëtim.

Ai shtoi se, duke marrë parasysh ndryshimet kulturore, Arabia Saudite është e gatshme të pranojë vizitorë, por nuk ka në plan të ndryshojë kulturën e saj për të përshtatur pritshmëritë e të tjerëve.

Në dhjetor të vitit 2024, FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si vendin mikpritës të Kupës së Botës 2034, duke e bërë atë vendin e dytë të Lindjes së Mesme që organizon këtë turne prestigjioz, pas Katarit në vitin 2022. Turneu do të zhvillohet në 15 stadiume, përfshirë qytetet Jedah, Khobar, Abha, Riad dhe Neom, që pritet të ndërtohet në të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko