Skip to content

EMRI/ Mori para me makinë policët në Fresk dhe u arratis, arrestohet 36-vjeçari që aksidentoi efektivin! Akuzohet për tentativë vrasje, ç’ndodhi në përballjen me patrullën

Është vendosur në pranga 36-vjeçari Isnik Nokshiqi, i cili akuzohet se aksidentoi një efektiv policie dhe u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në zonën e Freskut, në momentin kur patrulla i ka bërë shenjë 36-vjeçarit që të ndalonte.

Raportohet se Isnik Nokshiqi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë, si edhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

36-vjeçari më pas është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar efektivin me iniciale A. L., si edhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.

Efektivi i Rrugores është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndaj 36 vjeçarit, banues në Tiranë, është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije:

Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas).

Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasit A. L. dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.

Për pasojë është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“”