Është vendosur në pranga 36-vjeçari Isnik Nokshiqi, i cili akuzohet se aksidentoi një efektiv policie dhe u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në zonën e Freskut, në momentin kur patrulla i ka bërë shenjë 36-vjeçarit që të ndalonte.
Raportohet se Isnik Nokshiqi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë, si edhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.
36-vjeçari më pas është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar efektivin me iniciale A. L., si edhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.
Efektivi i Rrugores është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndaj 36 vjeçarit, banues në Tiranë, është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për aksidentin e ndodhur në Fresk, ku për pasojë mbeti i dëmtuar 1 punonjës policie, ju bëjmë me dije:
Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas).
Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.
Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor shtetasit A. L. dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.
Për pasojë është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
