Skip to content

“Rama ka bllokuar totalisht Bashkinë e Tiranës”/ Alimehmeti: Po e përdor si vegël politike

640 0 1719566270xalimehmeti 2png 719

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha sot se Bashkia e Tiranës nuk po punon rregullisht.

I ftuar në një hapësirë televizive në ‘Syri TV’, Alimehmeti u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka bllokuar totalisht Bashkinë e Tiranës dhe po përdor Bashkinë si vegël politike.

Alimehmeti tha se nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka pasur si synim vetëm përfitimin e fondeve.

  • “Bashkia s’punon rregullisht.
  • Rama s’tha gjë për korrupsionin në bashki.
  • Edi Rama e ka bllokuar totalisht Bashkinë e Tiranës.
  • Rama përdori Bashkinë si vegël politike.
  • Të gjitha pushtetet janë në një dorë.
  • Synimi i Veliajt është përfitimi i fondeve”,-tha Alimehmeti.