Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha sot se Bashkia e Tiranës nuk po punon rregullisht.
I ftuar në një hapësirë televizive në ‘Syri TV’, Alimehmeti u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka bllokuar totalisht Bashkinë e Tiranës dhe po përdor Bashkinë si vegël politike.
Alimehmeti tha se nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka pasur si synim vetëm përfitimin e fondeve.
- “Bashkia s’punon rregullisht.
- Rama s’tha gjë për korrupsionin në bashki.
- Edi Rama e ka bllokuar totalisht Bashkinë e Tiranës.
- Rama përdori Bashkinë si vegël politike.
- Të gjitha pushtetet janë në një dorë.
- Synimi i Veliajt është përfitimi i fondeve”,-tha Alimehmeti.
