Zëvendës rektorja e universitetit “Luarasi”, Ani Dasho, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me bashkëpunimi e “Luarasit” me “London School of Economics”, një bashkëpunim që do të fokusohet në zhvillimin e tre programeve të reja akademike: Menaxhim, Financë dhe Data Science.

Zëvendës rektorja tha se stafi i universitetit Luarasi është licencuar për të dhënë tre programe akademike që mbulojnë fushën e menaxhimit, të financës dhe të Data Science.

Dasho tregoi se falë binjakëzimit me LNS, universiteti Luarasi është licencuar për të dhënë dy llojë diplomash.

Një diplomë të universitetit të Londrës nën drejtimin akademik të London School of Economics dhe një diplomë të Universitetit Luarasi.

Dasho tha se diploma e parë njihet në të gjithë Europën dhe në të gjithë botën.

Lexo edhe: SPECIALE/ Universiteti “Luarasi” zyrtarizon binjakëzimin me “London School of Economics”. Bashkëpunim në tre programe, studentët do të pajisen me diploma të dyfishta

Ani Dasho: Ne si staf dhe si universitet jemi akredituar pranë tre zërave institucionalë. Jemi të licencuar për të dhënë tre programe dhe për të ofruar dy diploma.

Është një diplomë e universitetit të Londrës nën drejtimin akademik të London School of Economics dhe diploma tjetër është diplomë e Universitetit Luarasi. Diploma e parë njihet nga universitetit i Londrës njihet në të gjithë Europën, njihet në të gjithë botën. Pra është njëlloj si të studiosh në Londër, të studiosh dhe në Shqipëri.

Programi është absolutisht i njëjtë. Pedagogët janë licencuar dhe kanë kaluar në nivele aprovimi nga të gjitha instancat përkatëse si të Universitetit të Londrës dhe të London School of Economics janë licencuar dhe të gjitha subjects nga të gjitha lëndët do të jenë pedagogë të cilët janë ajka e financës e menaxhimit dhe data science në Shqipëri në bashkëpunim me pedagogë brilantë dhe ekselentë nga vendet e Ballkanit dhe Londra, koperim midis lektorimit, seminareve dhe pjesës së ekspertëve ë financë menaxhim dhe data science.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko