Myrto Uzuni ka realizuar golin e parë në Amerikë. Sulmuesi i kombëtares, pasi shënoi me kuqezinjtë, rezultoi vendimtar edhe për ekipin e tij Austin. Beratasi në minutën e 33 të sfidës kundër St Louis, dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 3 pikët me rezultatin 0-1.

Që prej transferimit në Amerikë nga klubi i Granadas, kjo ishte ndeshje tretë radhazi që Uzuni e nisi titullar me Austin, ndërsa më herët ishte aktivizuar edhe dy herë si zëvendësues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko