Këngëtarët e njohur, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë dhënë lajmin e ëmbël, janë bërë prindër për herë të parë.

Përmes një postimi në platformën “Instagram”, me një portret familjar, çifti zbulon emrin e veçantë të djalit të tyre dhe e kanë quajtur Drin, emër i lumit, i cili buron nga Peja dhe Struga, pikërisht vendet e origjinës ku nga ata janë.

Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Ajo nga Struga, ai nga Peja, çifti i këngëtarëve dashurinë e madhe të tyre, duke bashkuar territoret shqiptare, e kanë kurorëzuar me një fëmijë, djalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko