Skip to content

Humb jetën 60-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetën në Shkodër. Ai ndërroi jetë në spital ku u dërgua pasi dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të rastit.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi  M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan, dyshohet se ka pirë lëndë helmuese. 60 vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por me gjithë ndihmën mjeksore, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të rastit.

“”