Një 60-vjeçar ka ndërruar jetën në Shkodër. Ai ndërroi jetë në spital ku u dërgua pasi dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi M. D., 60 vjeç, banues në fshatin Muriqan, dyshohet se ka pirë lëndë helmuese. 60 vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por me gjithë ndihmën mjeksore, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
