Kryetar i LZHK-së, Dash Shehi, ka komentuar zhvillimet në prag të zgjedhjeve dhe sfidat me të cilat përballet subjekti politik ku partia e tij bën pjesë, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”.
I ftuar në News 24, Shehi theksoi se kolaicioni ku ai ben pjesë ka një prani të qëndrueshme në shumicën e qyteteve të mëdha të vendit, përfshirë Tiranën, Elbasanin, Durrësin, Shkodrën dhe jugun e vendit.
“Realiteti është aty ku e kemi menduar. Ne garojmë pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Në Tiranë po e po. Kur të mbarojë kjo punë do t’i numërojmë,” tha Shehi, duke nënvizuar se ndryshe nga subjektet e tjera politike, koalicioni i tij nuk ka zhurmë mediatike, por në një strukturë të konsoliduar ndër vite dhe në mbështetjen e simpatizantëve.
Ai theksoi gjithashtu se partia e tij nuk i trembet përballjes me forcat politike, të vogla apo të mëdha.
“Çfarë kanë ato më shumë? Ne e dimë çfarë na mungon: strukturat e plota dhe fondet.,” u shpreh Shehi, ndërsa u shpreh kritik për përbërjen e Parlamentit.
“Parlamenti nga ai i doktorëve dhe profesorëve ka përfunduar në Parlamentin e biznesmenëve. Kam frikë se do jetë edhe më keq”, tha ai.
Dash Shehi: Realiteti është aty ku e kemi menduar. Ne garojmë pothuajse në të gjithë qytetet e mëdha, në Tiranë po e po. Kur të mbaroj kjo punë do i numërojmë, nuk jemi të zhurmshmit e fushatës dhe sigurisht te kjo zallamahi shqiptare, nuk bie dhe shumë në sy. Ne kemi mbi territor një konsistencë që e kemi ndërtuar prej vitesh, simpatizantë, njerëz që kanë dalë nga politika. Duke filluar që nga jugu, në Kulur, Elbasan, Durrës, Shkodër, Tiranë jam vet.
Ma gjej një grup njerëzish që janë kaq shumë. Nuk i trembemi konfontit me partitë të tjera të vogla, po as ato të mëdha. Çfarë kanë ato më shumë? I trembemi disa mungesave që kemi që i dimë, si stukuarat e partisë. Duke mos pas edhe para, se kjo është bërë si punë milionerësh. Ka njerëz që mezon artikulojnë, uu sondazhet. Është edhe punë parash kjo, kjo na mungon më thënë të drejtën dhe e kemi hall të madh. Shqiptarët duhet të mendojmë.
Kurrë për të blerë vota, por për zhurmë mediatike. Është temë që duhet hapur, të mos bëjmë qorrin. Parlamenti nga ai i doktorëve dhe profesorëve ka përfunduar në Parlamentin e biznesmenëve. Ky i fundit ashtu ka qenë dhe kam frikë se do jetë më keq. Nuk kam parë të i jetë afruar politikes, një profesor, arkitekt që ka një emër. Më vjen keq për këtë punë.