EMISIONI VETTING
Në Bashkinë Përmet po ndodh një abuzim flagrant me fondet publike, që duhet të ishin përdorur për të ndihmuar njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë – pensionistët. Sipas dokumenteve zyrtare te siguruara nga Vetting, por dhe përgjigjeve të bashkisë, janë realizuar tendera për blerjen e mishit dhe produkteve ushqimore për trajtimin e pensionistëve në një ambient të përshtatur në godinën e ish-konviktit. Por realiteti është krejt tjetër.
Ne vizituam Përmetin dhe biseduam drejtpërdrejt me vetë pensionistët që, sipas bashkisë, duhet të ishin duke përfituar trajtim ushqimor falas. Ata pohuan se nuk kanë marrë kurrë asnjë ushqim, nuk janë trajtuar me mish apo ndihmë ushqimore, dhe se nuk janë në dijeni të asnjë shërbimi të tillë.
Atëherë lind pyetja: Ku kanë përfunduar fondet? Kush i ka marrë? Kush janë përfituesit e vërtetë të këtyre tenderave?
Përgjigjet zyrtare që jepen nga bashkia e Permetit bien ndesh me realitetin në terren. Kjo përbën një mashtrim të hapur ndaj qytetarëve dhe një shpërdorim të fondeve publike, që duhen përdorur për mirëqenien e popullsisë në nevojë.
Vetting kërkoi institucionet përkatëse që të nisin menjëherë hetimet për këtë rast dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me fonde publike. Ky nuk është thjesht një gabim administrativ – është një tradhti morale dhe ligjore ndaj të moshuarve që jetojnë me pak më shumë se një ndihmë minimale mujore.
Pensionistët nuk kanë nevojë për premtime boshe e letra zyrtare. Ata kanë nevojë për ndihmë konkrete, tani!
Shpopullimi i Shqipërisë po jep efektet e veta më të dukshme në bankat e shkollave dhe konviktet e braktisura në qytetet e vogla. Nxënësit janë gjithnjë e më pak, por fondet dhe tenderat vazhdojnë të qarkullojnë miliona, sikur asgjë të mos kishte ndryshuar.
Ekipi i emisionit Vetting udhëtoi drejt Përmetit — një qytet i vogël në juglindje të vendit, ku sot kanë mbetur kryesisht të moshuar dhe punonjës të administratës.
Në hyrje të qytetit të pret një shkëmb i madh, që sipas legjendës, i dha emrin qytetit. Thuhet se një hero i lashtësisë, i quajtur Përmet, zgjodhi të hidhej nga ai gur për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve.
Por legjendat janë e vetmja gjë që nuk janë ndryshuar. Gjithçka tjetër duket se ka mbetur pezull në kohë.
U ndalëm te konvikti i qytetit. Një godinë e ndërtuar në kohën e komunizmit, që nga ajo kohë nuk ka njohur asnjë rikonstruksion. Mobiliet e vjetra dhe muret e plasaritura të kujtojnë një jetë të kaluar – tashmë të harruar.
Megjithatë, për ta mbajtur në këmbë këtë godinë, janë shpenzuar miliona lekë. Në një përgjigje zyrtare që bashkia i ka dhënë emisionit Vetting, thuhet se aktualisht aty qëndrojnë vetëm 4 nxënës, konkretisht tre djem dhe një vajzë.
Madje në të shumtën e rasteve edhe tre djem që me letra janë banorë të konviktit në Përmet, më shumë qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe pse larg qytetit, ku ata studiojnë.
Por se sa nxënës qëndrojnë realisht në këtë institucion nga verifikimi del që vetëm një nxënëse qarkullon në këtë godinë dhe 7 punonjës të konviktit.
Kamera e fshehtë e Vetting?
Gazetar: Sa veta ka, pse më mirë s’i çojë në hotel?
Punonjësja e konviktit: Jo. jo është një vajzë e 3 çuna janë. Ata 3 çunat nuk para vijnë, po tani që u ngroh dhe koha shkojnë edhe në fshat kanë dhe të afërmit këtu…
Gazetari: Kanë dhe ushqimin besoj, a është i mirë? Pa ndonjë problem se kemi qenë në Gjirokastër ndaj…
Punonjësja e konviktit: 23 mijë lekë të vjetra…
Për këtë çështje shkuam të interesoheshim në Bashkinë e Përmetit, por kryetarja nuk ndodhej në zyrë. Ndërsa sekretarja e përgjithshme e kësaj Bashkie e gjendur në befasi nga prania e gazetarëve të “Vetting” më shumë u përpoq të shmangte dhënien e infomacionit, duke mos lejuar të kalonin as pragun e derës së zyrës së saj. Ndërsa ka zgjedhur të debatoj në korridorin e Bashkisë. edhe pse ky institucion është shtetëror dhe duhet të jetë transparent.
Gazetari: Sa nxënës ka në konvikte?
Sekretaria: Nuk mund të na bëni pyetjen në korridor…
Gazetari: Po mirë vazhdojmë tek zyra…
Sekretarja: Jo nuk është nevoja ua kthejmë edhe zyrtarisht me shkresë…
Gazetari: Përse? Çfarë sekreti ka…
Sekretarja: Duhet ta them me shkresë, me firme me vulë…s’mund ta them kështu përball mikrofonit…
Gazetari: Kur vjen kryetarja?
Sekretarja e Bashkisë nuk pranon te japë asnjë informacion për gazetaret e “Vetting”. Duke qene që nuk morëm një përgjigje iu drejtuam me një kërkesë më shkrim për numrin real që frekuentonin konviktin.
Sekretarja e Bashkisë refuzoi të jepte çfarëdo informacioni për gazetarët e emisionit “Vetting”. Duke mos marrë një përgjigje zyrtare, iu drejtuam institucionit me një kërkesë me shkrim, për të mësuar numrin real të personave që frekuentojnë konviktin.
Në përgjigjen që morëm nga Bashkia e Permetit, theksohet se konvikti nuk përdoret më nga nxënësit, por është kthyer në një strehë për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.
Një ndërtesë që dikur mbante gjallë jetën shkollore të qytetit, sot shërben si strehe e fundit për ata që nuk kanë më asnjë tjetër derë ku të trokasin.
“Për këtë arsye bazuar në marrëveshjen nr. 72 datë 13.01.2025 lidhur mes Bashkisë Përmet dhe shërbimit social shtetëror e miratuar në Këshillin e Bashkisë Përmet me vendim nr. 10 datë 30.01.2025 ne kemi nisur tashmë hapjen e Qendrës për Ofrimin e Shërbimeve për të Moshuarit dhe shtresat në nevojë . Ky projekt ka për qëllim të ofrojë mbështetje për këtë kategori përmes krijimit të hapësirës ku ata jo vetëm të përfitojnë një vakt ushqimor, por edhe shërbime të tjera sociale dhe mbështetje që përmirësojnë cilësinë e jetesës së tyre”- shkruan në përgjigjen zyrtare Kryetarja e Bashkisë Përmetit.
Në dokumente është një vendim shumë pozitiv, por në realitet e vërteta është krejt e kundërta, në vëzhgimin që gazetarët e emisionit “Vetting” ka kryer në këtë konvikt u vu re nuk ka të moshuar që trajtohen me ushqime apo që strehoheshin.
Gazetarët e emisioni “Vetting” kanë pyetur të moshuarit e qytetit të Përmetit në deklaratën tyre zbulohet se konvikti nuk funksionin siç deklaron Bashkia pra që është ndërtuar një qendër për të moshuarit.
Gazetari: Këtu është qendër pleqsh apo…
Punonjës: Këtu është kopsht… Po dhe konvikt, por për pleqtë jo…
Skandali i heshtur në Bashkinë e Përmetit
Edhe pse në dokumente zyrtare bashkia e Përmetit pretendon se ka sistemuar dhe përmirësuar trajtimin e të moshuarve, realiteti është krejt ndryshe. Sipas vetë banorëve, asnjë i moshuar nuk përfiton trajtim apo kujdes nga strukturat që, të paktën në letër, gëlltisin miliona lekë nga fondet publike.
Situata është alarmante, të moshuar të pambrojtur detyrohen të kërkojnë në koshat e plehrave për të mbijetuar. Një skandal më vete, që përmbys të gjitha justifikimet dhe raportimet e bashkisë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe ndershmërinë e përdorimit të fondeve publike.
Agron Haxhimali, kryetari i Shoqatës së Bashkive shprehet për Vetting se: “Logjika është fare e thjesht në vitin 2025, 100 vite pas reformës, 35 vite demokraci nuk jemi shtet formues nga pikëpamja institucionale të pjekur dhe të formuar mirë nuk respektojmë norma dhe standarde nivelin e integritetit nuk e kemi ku duhet transparencën. Nuk e kemi ku duhet përfshirjen qytetare nuk e kemi aty ku duhet të integrohesh në Bashkim Europian do të thotë të respektosh këto që sot shfaqin probleme në qeverisjen vendore”.
Bashkia e Permetit po e përdor këtë ngrehinë për të gjeneruar tendera dhe para një herë për ushqime, një herë për ene kuzhine e çdo gjë tjetër sikur të ishte funksionale dhe me kapacitet të plotë.
Investimet nuk po ndryshojnë edhe pse banorët dhe lëvizjet demogarfike po shkretojnë vendin. Por kjo nuk po reflektohet në buxhete dhe investimet që realisht kryhen.
Kryetari i Shoqatës së Bashkive thekson më tej se: “Bashkitë duhet të investojmë në mënyrë më strategjike që të kenë kthimin mbrapsht, duhet të investojnë në ato sektor të ekonomisë që përfitojnë qytetarët fermerët që t’i shërbej edhe konviktorit me 200 apo 300 milion lekë për kuzhinier, shërbyese drita, ujë në kriza energjetike t’i vazhdon paguan shpenzime për këtë gërmadhë, më vjen keq ta them”.
Tender për materiale kuzhine për konviktin dhe çerdhen e Bashkisë Përmet.
Në këtë strukturë punonjësit e bashkisë janë duke u paguar, ndërkohë shpenzimet kanë zero ekonomicitet.
Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali shprehet për Vetting se: “Qytetarët paguajnë taksa për të marr shërbime për të marr investime, jo për pagesa të punonjësve”.
Tenderi i hapur në datën 05.08.2024 me REF-15301-08-05-2024 është shpallur fitues firma “5 XH GROUP”.
Tenderi u hap me fond limit 183, 143,00 lekë. Ndërsa më tej një tjetër tender është hapur për BLERJE USHQIME PËR KOPSHTIN ME DREKË, ÇERDHEN DHE KONVIKTIN NË BASHKINË PËRMET PËR VITIN 2024
“Skandali i Tenderëve në Bashkinë e Përmetit”
Në datën 16 janar 2024, Bashkia e Përmetit shpalli një tender me numër referencë REF-93355-01-18-2024 për blerjen e ushqimeve për kopshtin, çerdhen dhe konviktin e shkollës për vitin 2024.
Një tender me një vlerë marramendëse prej 39 milion lekësh. Në këtë marrëveshje, kërkohen 4150 litra qumësht, 1698 litra kos, 12,718 kokra vezë, dhe lista vazhdon.
Por çfarë është e çuditshme?
Në faqen zyrtare të Bashkisë së Përmetit, të gjitha kopshtet janë të shpallura, por vetëm një ka ushqim!
Çerdhja e Përmetit, me vetëm 32 fëmijë, merr furnizimin e plote të ushqimeve.
Përveç kësaj, tarifa e fëmijëve është dyfish më e lartë se sa për kopshtet publike të tjera.
Ndërkohë, 10 kopshtet e tjera, nga “Kopshti nr.1” deri te “Kopshti Pacomit”, janë tërësisht pa ushqim. Konvikti i shkollës së mesme, i cili ka shumë më pak nxënës se çerdhja, ngre dyshime të mëdha mbi përdorimin e këtyre fondeve.
Si mund të justifikohen 7 punonjës për këtë strukturë kur furnizimi i ushqimit është kaq i kufizuar?
Ky tender ka shumë pyetje pa përgjigje. Pse nuk ka transparencë mbi përdorimin e këtyre fondeve?
Pse disa fëmijë përfitojnë dhe të tjerët jo?
Problemi i kopshteve dhe çerdheve dhe lidhja me të fortët e Elbasanit
Bashkia e Permetit ka hapur tenderin në datë 16.01.2024. me nr reference REF- 93355-01-18-2024
Me objekt Blerje ushqimesh për kopshtin me drekë çerdhen dhe konviktin e Bashkisë Përmet për vitin 2024.
Marrëveshja do të ishte kuadër 39 milion lekë do të hapej fondi nga autoriteti kontraktor, Alma HOXHA. Në këtë marrëveshje do të duheshin 4150 litra qumësht, 1698 litra kos, 12718 kokrra vezë, 40.5 litra Vaj ushqimor luledielli, 600 kg mish vici dhe 127 mill gruri, 1349 kile patate, 812 kile karota dhe 893 kile portokalle.
Në faqen zyrtare të Bashkisë së Përmetit ka vetëm një kopsht çerdhe me ushqim dhe e emërtuar “çerdhe Përmet”
Në këtë çerdhe janë gjithsej 32 fëmijë, që sipas Bashkisë Përmet, paguajnë një tarifë ditore prej 230 lekësh, apo gati dyfish më shumë se tarifa që paguajnë prindërit që kanë fëmijët në çerdhet publike.
Ndërsa, 10 të tjerat nga “Kopështi nr 1, 2 e deri tek Kopështi Pacomit në fshatin Pacomit janë të gjitha pa ushqim.
Konviktit i shkollës së mesme, që është më pak se ajo e çerdhes, ngre dyshime të arsyeshme se në këtë tender po abuzohet. I vetmi fakt është që në strukturën e punës së këtij konvikti, janë 7 punonjës.
Agron Haxhimali shprehe se: “Kanë marrë atë grandin dhe po investojnë, nuk mendoj që këta qytetarë do të jenë shumë të lumtur kur shohin një objekt, jo me një por edhe 10 dhe nuk është funksional… Ekuptojnë shumë mirë që me paratë e tyre do paguhet, roja, drita, ushqimet, energjia elektrike.
Këtë tender e ka fituar kompania “Gerti 1987” me administrator dhe aksioner Elgert Laska. “Gerti 1987” që ofron ushqime për fëmijët, ka si objekt import- eksportin e pjesëve të këmbimit për automjetet e tonazhit të rëndë, plehra kimike, hidrosanitare, karburant, cigare dhe së fundmi ka shtuar edhe bar restorant shërbim katering.
LEXO EDHE: Vetting: Kujt ia ka dhënë Alma Hoxha tenderin e ushqimit të fëmijëve?! Fijet që e lidhin me krimin e organizuar, si futet në ‘lojë’ banda e Talo Çelës
Vetting: SPAK i konfiskoi 5 milionë euro, por Gentian Sharra i bandës së Talo Çelës fiton sërish milionat euro nga paratë e buxhetit në emër të bashkëshortes
Skandali me tenderat, Vetting: Kush është Elgert Laskaj dhe ortakëria me zyrtarët e bashkisë që ndajnë miliona euro! Investigimi zbulon si ‘përlahen’ paratë publike