Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën sërish sot në protestë, për të kundërshtuar projektit të rrugës së re që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë shtëpitë, historinë dhe jetën e komunitetit.

Banorët kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë.

Gjithashtu ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerave të tregut.

“Ne nuk lejojmë asnjë vendim pa pjesëmarrjen e çdo banori të prekur. I bëjmë thirrje drejtorit të ARRSH të japë dorëheqje. Hotolishti nuk është ngjyrë politike”, tha një nga protestuesit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko