Skip to content

Kundërshtojnë projektin e rrugës së re! Banorët e Hotolishtit dalin sërish në protestë, kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut!

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën sërish sot në protestë, për të kundërshtuar projektit të rrugës së re që sipas tyre rrezikon të shkatërrojë shtëpitë, historinë dhe jetën e komunitetit.

Banorët kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë.

Gjithashtu ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerave të tregut.

“Ne nuk lejojmë asnjë vendim pa pjesëmarrjen e çdo banori të prekur. I bëjmë thirrje drejtorit të ARRSH të japë dorëheqje. Hotolishti nuk është ngjyrë politike”, tha një nga protestuesit.

“”